Osmani, vizitë pune në Portugali, përuron dhe shtatoren e Nënës Terezë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka udhëtuar për vizitë pune në Portugali.

ZPRK ka njoftuar se Osmani do të takohet me presidentin portugez, Marcelo Rebelo de Sousa dhe me kryeministrin Antonio Costa.

Osmani do të jetë folëse në Web Summit bashkë me delegacionin e bizneseve kosovare në fushën e ICT’së.

Në kuadër të vizitës në Portugali, Osmani dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas do ta përurojnë shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë.

Komunikata e plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka udhëtuar në vizitë pune në Portugali.

Gjatë qëndrimit në këtë shtet, Presidentja Osmani do të takohet me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa dhe me kryeministrin, António Costa.

Me ftesë të Web Summit, Presidentja Osmani e shoqëruar nga delegacioni i bizneseve kosovare në fushën e ICT-së, do të jetë folëse në këtë samit, i cili konsiderohet ngjarje kryesore e teknologjisë në botë.

Në kuadër të vizitës në Portugali, Presidentja Osmani dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas do ta përurojnë shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë.

Lajmet Osmani, vizitë pune në Portugali, përuron dhe shtatoren e Nënës Terezë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>