Osmani tregon temat e diskutimit me kryediplomatin britanez

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shkruar për takimin që e ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

Ajo ka thënë se ndër të tjera gjatë këtij takimi kanë diskutuar edhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

“Fillim i vitit me aleatë të palëkundur të Republikës sonë. Kënaqësi të mirëpres sot Sekretarin e Jashtëm britanik, Lordin Cameron, me të cilin diskutuam partneritetin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lajmet Osmani tregon temat e diskutimit me kryediplomatin britanez >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>