Osmani thotë se autorët e sulmit ndaj KFOR-it ende vrapojnë të lirë nëpër Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kujtuar 1 vjetorin e sulmeve të 29 majit ndaj ushtarëve të NATO-s në Veri të vendit.

Më 29 maj janë bërë një vit nga sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan nga grupe të organizuara të serbëve, ku u lënduan më shumë se 90 pjesëtarë.

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se dëshmohet qartë nga pamjet video dhe hetimet kriminale të kryera nga agjencitë e zbatimit të ligjit, 93 ushtarë u plagosën, disa me lëndime të rënda, përmes sulmeve nga grupet e krimit të organizuar serbë me urdhra të qarta politike nga regjimi i Vuçiqit dhe krerët e bandës së tij.

“Autorët, të cilët ende janë të lirë në Serbi dhe të mbrojtur nga regjimi i Vuçiqit, duhet të mbajnë përgjegjësi! Mosndëshkimi vetëm i ka inkurajuar ata të përsërisin sulmet, siç tregohet qartë përmes aktit të agresionit të 24 shtatorit nga Serbia”, shkruan Osmani në platformën “X”.

Lajmet Osmani thotë se autorët e sulmit ndaj KFOR-it ende vrapojnë të lirë nëpër Serbi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>