Osmani takon sekretarin Blinken, përmend aleancën me SHBA-të
Presidentja Vjosa Osmani në vizitën e saj në ShBA është takuar edhe me sekretarin e Departamentit të Shtetit, Antony Blinken, në kuadër të Samitit të NATO-s.
Osmani e ka falënderuar për pritjen, ndërsa ka shkruar se aleanca me SHBA-të, është gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global.
Postimi i plotë:
Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global.
Lajmet Osmani takon sekretarin Blinken, përmend aleancën me SHBA-të >> Rahoveci INFO.