Osmani takon presidenten zvicerane: Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët me të rëndësishëm të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,  po qëndron në Gjermani, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC). Sot, është takuar me Presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter.

Osmani e ka cilësuar këtë si takim të shkëlqyer , duke shtuar se Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës,

“Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona.

Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Presidenten Keller-Sutter për ta thelluar edhe më tej partneritetin tonë në fusha të interesit të ndërsjellë, e për të mirën e të dy popujve tanë.”, ka thënë Osmani./21Media

 

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker