Osmani takon O’Brien, zbulon temat e diskutimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook ka thënë se takimet në Washington D.C. i ka filluar me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien.

Ajo ka thënë se me Jim O’Brien kanë pasur një diskutim përmbajtjesor për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në, me qëllim siç ka thënë ajo, për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

“Diskutim përmbajtjesor mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë”, ka shkruar Osmani.

Tutje ka thënë ajo se bashkë kanë diskutuar edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, dhe rëndësinë e rolit të SHBA-ve për suksesin e këtij procesi.

Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, ka udhëtuar për në Uashington. Ajo do të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s, në 75-vjetorin e themelimit të kësaj organizate ushtarake.

Lajmet Osmani takon O’Brien, zbulon temat e diskutimit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>