Osmani takoi të ngarkuarën me punë të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë
![osmani-takoi-te-ngarkuaren-me-pune-te-ambasades-se-shba-ve-ne-kosove](https://rahoveci.info/wp-content/uploads/2025/01/121850-osmani-takoi-te-ngarkuaren-me-pune-te-ambasades-se-shba-ve-ne-kosove.jpg)
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati. Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së gjatë vitit 2025, njoftoi Presidenca.
Takimi vjen në prag të vizitës së zëvendës Sekretarit amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma.
Në takim, sipas njoftimit, u diskutua për qëllimin e kësaj vizite, si dhe për disa nga temat kryesore që do të trajtohen.
“Gjatë bisedës, Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati theksuan rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e vazhdimit të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në adresimin e çështjeve të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.