Osmani takoi Lartmadhërinë e Tij Sulltanin Haji Hassanal Bolkiah të Bruneit gjatë qëndrimit në New York
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me Lartmadhërinë e Tij Sulltanin Haji Hassanal Bolkiah të Bruneit.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka njoftuar se ”ka shumë potencial për rritjen e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Bruneit në fushat me interes të ndërsjellë, ndaj edhe shpreha përkushtimin tonë të plotë për intensifikimin tutje të marrëdhënieve dypalëshe”.