Osmani takoi kryeshefen e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Alice Albright

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, gjatë qëndrimit të saj në New York.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani e ka quajtur kënaqësi këtë takim dhe ka falënderuar MCC-në për mbështetjen e vazhdueshme.
“E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për sektorin e energjisë në Kosovë, përmes marrëveshjes historike në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, e e cila po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë”, ka shkruar presidentja në Facebook.
Presidentja Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA./21Media