Osmani takohet me Ruto, biseduan për avancimin e marrëdhënieve Kosovë-Keni
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Kenias, William Ruto.
“Në takimin tonë të tretë brenda një periudhe njëvjeçare, me presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuam sërish për avancimin e raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Kenias”, ka thënë presidentja Osmani, njofton, sot, zyra për informim e Presidencës.
Ndryshe, presidentja Osmani të dielën ka mbajtur fjalimin përmbyllës në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku morën pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve.
Lajmet Osmani takohet me Ruto, biseduan për avancimin e marrëdhënieve Kosovë-Keni >> Rahoveci INFO.