Osmani takohet me presidentin e Kenisë, ai e quan shtet Kosovën

Presidenti i Kenisë, William Ruto, ka ndarë pamje nga takimi që zhvilloi me presidenten Vjosa Osmani, në Nju Jork.

Presidenti Ruto deklaron se vendi që ai udhëheq vlerëson iniciativën e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara për të gjetur një përgjigje të përhershme në dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne besojmë se kjo përpjekje bashkëpunuese premton për një rezultat të favorshëm për njerëzit e të dy vendeve”, është shprehur ai në platformën X.

Ndër të tjera, ai në postim edhe e ka etiketuar presidenten Vjosa Osmani duke përmendur se takimi i zhvillua në Misionin e Kenisë në Nju Jork.

Lajmet Osmani takohet me presidentin e Kenisë, ai e quan shtet Kosovën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!