Osmani takohet me Milanoviq: Kroacia aleate e Kosovës në mbrojtje dhe siguri rajonale

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari, për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës krahas liderëve të tjerë në Takimin e nivelit të lartë të Procesit Aqaba për Ballkanin III, është takuar Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale. Prandaj, sot në Sofje takova mikun dhe mbështetësin e fuqishëm të Kosovës, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, të cilit i përcolla urimet më të përzemërta për rizgjedhjen në këtë post.

Me Kroacinë bashkëpunojmë në mbrojtje, në ekonomi dhe në çdo fushë tjetër, sepse raporti ynë është i bazuar në besim reciprok. Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e fortë.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker