Osmani takohet me kryesuesin e Presidencës së BeH dhe kryetarin e Kuvendit të RMV

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Osmani me këtë rast është takuar me kryesuesin e presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Bećirović

E para e shtetit ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Përgjatë qëndrimit në Shkup, presidentja do të zhvillojë edhe takime të tjera.

Ndryshe, në këtë samit, Osmani do t’i bashkohet krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

Lajmet Osmani takohet me kryesuesin e Presidencës së BeH dhe kryetarin e Kuvendit të RMV >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>