Osmani takohet me kryesuesin e KGJK-së dhe kryesuesin e KPK-së, flasin për reformat në drejtësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takime të ndara kryesuesit e KGJK-së dhe KPK-së, me të cilët është diskutuar për procesin e reformës në drejtësi, duke theksuar nevojën që reformat ta përmirësojnë efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien.

Për këto njoftime ka treguar zyra për media e presidencës, përmes një komunikate të hënën.

“Në takime u diskutua edhe për fenomenin shqetësues të rritjes së numrit të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional kundër kësaj dukurie që ka marrë përmasa alarmuese, duke siguruar përgjigje të shpejta dhe efektive ligjore për t`i mbrojtur viktimat dhe për t’i mbajtur autorët përgjegjës”, thuhet në njotimin e zyrës së presidencës.

“Në takim me KPK-në është diskutuar edhe për rëndësinë e trajtimit të rasteve të krimeve të kryera gjatë luftës, duke pasur parasysh se disa nga dëshmitarët dhe të mbijetuarit po vdesin prandaj është urgjente që të mblidhen të gjitha dëshmitë për krimet e kryera nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit”, thuhet në njotimin e zyrës së presidencës.

Lajmet Osmani takohet me kryesuesin e KGJK-së dhe kryesuesin e KPK-së, flasin për reformat në drejtësi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>