Osmani takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në vend

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutaşh.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast Komandanti ka prezantuar vlerësimet e situatës së sigurisë në vend nga ana e KFOR-it, si dhe e ka njoftuar presidenten Osmani për veprimet që po ndërmerren në këtë drejtim.

“Presidentja Osmani e falënderoi Komandantin e KFOR-it, për angazhimin e tij personal, si dhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it, për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”, thuhet në  njoftim.

Gjatë ditës, Komandantin e KFOR-it e priti edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Lajmet Osmani takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në vend >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>