​Osmani takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutash.

Gjatë takimit, Osmani shprehu mirënjohjen e saj për përkushtimin e Ulutash dhe kontributin e KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, duke theksuar se prania e misionit të NATO-s është kyçe për paqe dhe stabilitet në Kosovë.

E para e vendit tonë ri-konfirmoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe falënderoi gjeneralin Ulutash për kontributin e deritashëm, duke i uruar suksese në angazhimet e mëtejme.

Gjenerali Ulutash do t’ia dorëzojë komandën gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani, në një ceremoni në shtabin e KFOR-it nesër nga ora 11:00, e cila do të kryesohet nga admirali Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker