Osmani rithekson urgjencën për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Shyrete Tahirin Sulimanin, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, duke thënë se kjo vjen “në vazhdën e angazhimit dhe mbështetjes për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës”.

Presidentja tha se të mbijetuarat e dhunës seksuale e kanë përkrahjen e saj të parezervë, duke theksuar rëndësinë e vënies së autorëve të këtyre krimeve të tmerrshme para drejtësisë.

Më tej, ajo përsëriti thirrjen për një bashkëpunim të gjerë vendor dhe ndërkombëtar për garantimin e drejtësisë dhe përkrahjen ndaj viktimave.

Osmani përsëriti thirrjen për ta dënuar dhunën seksuale si armë të luftës në Kosovë e më gjerë.

Ajo potencoi se nevojitet “solidarizim dhe mbështetje e sinqertë përkrah të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës” dhe falënderoi Sylejmanin për angazhimin e saj intensiv për këtë kauzë, si në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj.

Postimi i plotë:

Presidentja Osmani rithekson urgjencën për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e angazhimit dhe mbështetjes për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ka pritur në takim Shyrete Tahirin Sulimanin, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës.

Presidentja shprehu përkrahjen e saj të parezervë për të mbijetuarat e dhunës seksuale, duke theksuar rëndësinë e vënies së autorëve të këtyre krimeve të tmerrshme para drejtësisë.

Më tej, ajo përsëriti thirrjen për një bashkëpunim të gjerë vendor dhe ndërkombëtar për garantimin e drejtësisë dhe përkrahjen ndaj viktimave.

Presidentja Osmani përsëriti thirrjen për ta dënuar dhunën seksuale si armë të luftës në Kosovë e më gjerë. Ajo potencoi se nevojitet solidarizim dhe mbështetje e sinqertë përkrah të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës dhe falënderoi znj.Sylejmani për angazhimin e saj intensiv për këtë kauzë, si në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj.

Lajmet Osmani rithekson urgjencën për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>