Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i Malajzisë

Presidentja i Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Malajzisë, Zahid Rastam.

Në takim me ambasadorin Rastam, Osmani shfaqi besimin se përgjatë mandatit të tij, do të forcohen edhe më tej lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Malajzisë.

Osmani theksoi se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Malajzisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen nga shtetet e organizatës ASEAN.

“Në të njëjtën kohë u diskutua edhe për eksplorimin e mundësive të reja për bashkëpunim me Malajzinë, veçanërisht në sektorë kyçë, si ekonomia, tregtia, arsimi dhe bujqësia, të cilat ofrojnë potencial të jashtëzakonshëm për përfitim reciprok”, njofton Presidenca.

Gjithashtu u diskutua edhe për organizimin e një forumi të përbashkët ekonomik, i cili “do të jetë mundësi e mirë për shkëmbim ndërmjet bizneseve të të dy shteteve”.

Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për promovimin e paqes dhe stabilitetit, si brenda ashtu edhe në rajon.

Lajmet Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i Malajzisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>