Osmani poston fotografi me Trump e Macron: Aleanca euroatlantike

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihet mes presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, dhe presidentit të Francës, Emanuel Macron.
“Aleanca euroatlantike”, ka shkruar Osmani krahas fotografisë së postuar.
E para e vendit ka marrë pjesë në rihapjen e katedrales Notre Dame në Paris.