Osmani për Rugovën: Punoi për Kosovën deri në frymën e fundit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova.

Osmani ka ndarë pamje të homazheve në profilin e saj në Facebook, nga ku thekson se ish-presidenti Rugova ka punuar për Kosovën deri në frymën e tij të fundit.

“Ai punoi për Kosovën deri në frymën e fundit, ndërkaq ne e kemi borxh ta qojmë deri në fund vizionin e tij për Kosovën shtet të integruar në BE e në NATO e në miqësi të përhershme me SHBA”, shkruan ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Sot në vizitë te familja Rugova, në homazhe te varri ku prehet prijësi ynë e me akademi përkujtimore në kuadër të Flakës së Janarit, nderuam arkitektin e pavarësisë dhe atin themeltar të Republikës sonë, Presidentin Ibrahim Rugova.

Ai punoi për Kosovën deri në frymën e fundit, ndërkaq ne e kemi borxh ta qojmë deri në fund vizionin e tij për Kosovën shtet të integruar në BE e në NATO e në miqësi të përhershme me SHBA.

I përjetshëm kujtimi për Presidentin historik!

Lajmet Osmani për Rugovën: Punoi për Kosovën deri në frymën e fundit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>