Osmani për Ismail Kadarenë: Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se për dekada veprat e Ismail Kadaresë ndriçuan cepat më të errët të historisë dhe shpirtit njerëzor.

Osmani, që sot mori pjesë në ceremoninë lamtumirëse të Kadaresë, ka thënë se për kombin shqiptar ekzistenca dhe vepra e të ndjerit është triumf i kulturës mbi injorancën dhe i lirisë mbi diktaturën.

“Me zemër të rënduar i thamë lamtumirë penës së shquar dhe kolosit të papërsëritshëm, fjalët e të cilit kapërcyen kufijtë, kulturat dhe kohën. Për dekada të tëra, veprat e Ismail Kadaresë ndriçuan cepat më të errët të historisë dhe shpirtit njerëzor. Aftësia e tij për të gërshetuar historinë, mitet dhe realitetin, e bëri zërin e tij një nga më të veçantët dhe më të fuqishmit në letërsinë bashkëkohore. Prandaj, jemi përgjithmonë mirënjohës për veprat që na la. Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar. Ndërkaq, për kombin shqiptar, vetë ekzistenca dhe vepra e Ismail Kadaresë është triumf i kulturës mbi injorancën dhe i lirisë mbi diktaturën. Lamtumirë, titani i letërsisë, Ismail Kadare!”

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, vdiq të hënën në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë pas një arresti kardio- respirator.

Ai u varros sot në varrezat e Tuhinës.

Lajmet Osmani për Ismail Kadarenë: Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>