Osmani para ushtarëve amerikanë: Prezantuat lirinë për ne në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës paraqesin lirinë për Kosovën dhe kosovarët.

Osmani iu drejtua më një fjali ushtarakëve amerikanë në Thayer Hall të akademisë ushtarake West Point, ku tha se “Përtej kufijve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kombet anembanë botës i kanë shpresat e tyre edhe tek ju, ashtu edhe ne në Kosovë. Fëmijëria ime u formësua nga lufta, një luftë e varur nga gjenocidi dhe regjimi i Millosheviqit, duke marrë jetën e mijëra civilëve”.

Osmani tutje shtoi se trashegëmia e ShBA-së dhe ushtarëve të saj janë liria dhe ndihma e ofruar në çlirimin e vendit.

“Ata prezantuan lirinë, sepse ushtarët e SHBA-së ishin për lirinë, ata ishin për demokracinë, për paqen dhe sigurinë. Diçka që ne nuk e kemi ditur derisa ju dhe të tjerë në mesin e ushtrisë amerikane na erdhën në shpëtim. Kur forcat e lirisë kaluan nëpër rrugët e Kosovës dhe flamuri amerikan valëvitej mbi një popull të çliruar, kishte gëzim, kishte mirënjohje, kishte besim se drejtësia kishte triumfuar. Rrugët u mbushën me festë me njerëz që më në fund morën frymë në liri. Dhe kjo është trashëgimia e ushtarëve amerikanë për trashëgiminë e popullit tonë, dhe kjo është e SHBA-së për ne të kthyer në atdhe”, ka pohuar Osmani.

 

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker