Osmani nesër e pret në takim këshilltarin special amerikan

Presidentja Osmani e pret nesër në takim këshilltarin special amerikan.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres nesër në takim Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, raporton Express.

Sipas njoftimit të Presidencës, takimi do të mbahet nga ora 13:00.

“Në orën 13:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zyrtarin e Lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet”, thuhet në njoftim.

Pas Osmanit, Chollet do të pritet në takim edhe nga Kryeministri Albin Kurti.

Ndryshe, Chollet ka folur para gati një jave për prishmëritë gjatë vizitës që do të bëjë në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

I pyetur për çështjen e Asociacionit, Chollet ka thënë se është një prioritet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është një prioritet për ne, Shtetet e Bashkuara. Kemi qenë shumë të qartë për këtë. Besojmë se është një angazhim që është ndërmarrë dhe që duhet të ngrihet. Është qartësisht një hap kyç. Por ka shumë çështje të tjera. Të dyja palët këtu kanë detyrime. Të dyja palët kanë gjëra për të cilat ne do të donim t’i shihnim që të lëviznin përpara. Prandaj duhet t’i bëjmë këto biseda sa më herët”, ka deklaruar Chollet.

Sa i përket propozimit franko-gjerman, këshilltari i DASH ka thënë se është “një drejtim të arritshëm”, por se do të dojë shumë punë dhe vendime të vështira nga udhëheqësit e të dy vendeve.

“Nuk dua të merrem me detajet e asaj çfarë ka propozuar BE-ja. Mendoj se ndonjëherë, në çfarëdolloj negociatash, është më mirë që këto detaje të lihen pas dyerve të mbyllura, deri në momentin kur të jenë gati. Por, mendojmë se BE-ja ka parashtruar një drejtim të arritshëm, një drejtim të mirë. Sërish, do të jetë e vështirë. Do të dojë shumë punë. Do të dojë vendime të vështira dhe kurajo nga udhëheqësit, që të lënë mënjanë ndasitë dhe të bëjnë atë që është në interesin më të mirë të vendit të tyre. Dhe të dy udhëheqësit, në Kosovë dhe Serbi, kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë në rrugën drejt integrimit më të madh në komunitetin euroatlantik. Ne e mbështesim së tepërmi këtë dëshirë. Duam t’i shohim që të ndërmarrin hapa për ta arritur këtë objektiv dhe duam të bëjmë çfarë të mundemi që t’i ndihmojmë ta realizojnë këtë”, ka thënë ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!