Osmani në Turqi, flet për avancimin e diplomacisë në kohë trazirash

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi, ku me ftesë të presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë.

Bëhet e ditur se gjatë Forumit, presidentja Osmani do të jetë folëse në panelin kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetmë: “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.

“Përgjatë punimeve të Forumit, presidentja Osmani do të takohet edhe me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrës të forumit”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës.

Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë. Forumi i sivjetmë do t’i zhvillojë punimet prej 1deri më 3 mars.

Lajmet Osmani në Turqi, flet për avancimin e diplomacisë në kohë trazirash >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>