Osmani: Mirëqenia dhe shëndeti mendor duhet të jenë prioritet nacional

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me rritjen shqetësuese të numrit të vetëvrasjeve, rasteve te varësisë nga droga e probleme të tjera të shumta, çështjet e shëndetit mendor duhet të trajtohen si prioritet nacional.

“Mirëqenia dhe shëndeti mendor është e drejtë themelore e njeriut. Me rritjen shqetësuese të numrit të vetëvrasjeve, rasteve të varësisë nga droga, problemet e shumta në shkolla shkaku i bullizmit, e dhunës në baza gjinore, çështjet e shëndetit mendor duhet të trajtohen si prioritet nacional”, ka shkruar Osmani.

Presidentja tha se dje ka mbledhur Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, për të diskutuar me institucionet, shoqërinë civile dhe ekspertët për hapat urgjent që duhet të ndërmerren në këtë drejtim.

“Mirëqenia dhe shëndeti mendor është e drejtë themelore e njeriut. Me rritjen shqetësuese të numrit të vetëvrasjeve, rasteve te varësisë nga droga, problemet e shumta në shkolla shkaku i bullizmit, e dhunës në baza gjinore, çështjet e shëndetit mendor duhet të trajtohen si prioritet nacional.Prandaj dje, kam mbledhur Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, për të diskutuar me institucionet, shoqërinë civile dhe ekspertët për hapat urgjent që duhet të ndërmerren në këtë drejtim”, ka shkruar tutje Osmani.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker