Osmani, Kurti e Konjufca takojnë ambasadorët e shteteve të QUINT-it

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it po zhvillojnë takim me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Pamje nga takimi ka ndarë presidenca në faqen e saj në Facebook.

Ditë më parë Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë në rrugën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke marrë rekomandimin që të ftohet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

Siç ka njoftuar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, hapi tjetër do të jetë një debat plenar që pritet të mbahet më 16 prill dhe pastaj një votim nga e gjithë Asambleja për Opinionin statutor.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022.

Këto zhvillime rreth, anëtarësimit në këtë organizatë u aktualizuan pas vendimit të Qeverisë së Kosovës më 13 mars rreth pronave të Manastirit të Deçanit.

Por, tek vendet e QUINT’it ka pasur dallime nëse Kosova i ka përmbushur kushtet për anëtarësim edhe pse Qeveria pranoi t’i regjistrohen 24 hektarët Manastirit të Deçanit.SHBA ka insistuar që Kosova ka ende punë për të bërë lidhur me obligimet që ka marrë në dialog.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e kishte cilësuar si pozitiv vendimin për tokat rreth Manastirit të Deçanit, por kishte thënë se janë edhe dy kushte që Kosova duhet t’i plotësojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri është… [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, kishte theksuar Escobar. Kjo sipas të gjitha gjasave është edhe tema e takimit të sontëm në Presidencë.

Lajmet Osmani, Kurti e Konjufca takojnë ambasadorët e shteteve të QUINT-it >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>