Osmani: Kosova do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerë të saj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e rizgjedhur të El Salvadorit, Nayib Bukele.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e rizgjedhur të El Salvadorit, Nayib Bukele. Osmani tha El Salvadori mund të mbështetet te Kosova, si një partner i fortë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
“Urime President Nayib Bukele! Urimet më të mira në mandatin tuaj të ri si President i El Salvadorit. Udhëheqja juaj le të vazhdojë të sjellë prosperitet, unitet dhe shpresë për popullin salvadorian! Ju mund të mbështeteni në Republikën e Kosovës si një partner i fortë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta!”, shkroi Osmani në platformën “X”.
Ndërkaq, në një postim në Facebook teksa ka ndarë pamje nga ceremonia e inaugurimit, Osmani ka thënë se Kosova do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerë në çdo cep të botës, për të krijuar aleanca të forta të bazuara në vlerat që na bashkojnë.
Lajmet Osmani: Kosova do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerë të saj >> Rahoveci INFO.