Osmani: Historia e Kosovës shfaq partneritetin, fuqitë e aleancave dhe demokracisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Clinton Global Initiative në New York.
Osmani ka folur për ndjenjën dhe përjetimet e një refugjati, duke theksuar se njerëzit e Kosovës e kanë dashtë lirinë dhe këtë nuk ka mundur askush t’ua mohojë e ndalojë pa marrë parasysh se sa e gjatë ishte rruga për këtë.
“Të jesh një refugjatë të formon si person, por edhe profesionalisht për të gjithë jetën. Dhe të inspiron në vete për nevojën që t’i shërbesh vendit tënd, njerëzve të tu dhe njerëzimit në botë”, tha Osmani.
Mes tjerash, ajo ka theksuar se ” e di që jemi shtet i vogël por fuqishëm e besoj se ndikimi i jonë në botë nuk duhet të përkufizohet me madhësinë gjeografike apo vendndodhjen. Por për historinë që kemi për të thënë, historia e Kosovës është ajo që shfaq partneritetin, fuqinë e aleancave, dhe fuqinë e demokracisë”.
Osmani gjatë vizitës së saj në SHBA, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme.