Osmani: Hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington D.C.
Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.
“Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve”, ka theksuar ajo.
Zyra e Presidencës përmes një komunikate për media ka thënë se Iniciativa Compact Ukraine, si aktivitet përmbyllës i Samitit të NATO-s, është pjesë e përkushtimit të NATO-s dhe partnerëve të saj për sigurinë afatgjate të Ukrainës.
“Kjo iniciativë e NATO-s, krijon një arkitekturë gjithëpërfshirëse të sigurisë për t’i forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës”, thuhet në komunikatë.
Në përfundim të Samitit, Osmani ka biseduar me Biden, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ka pasur mundësi të diskutojë edhe me liderë të tjerë nga disa shtete të botës.
Lajmet Osmani: Hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës >> Rahoveci INFO.