Osmani: Edhe shërbimet e huaja kanë punuar të përçajnë shqiptarët në RMV

Bujar Osmani, kandidati i BDI-së për president në Maqedoni të Veriut, thotë se në vendin e tij edhe shërbimet e huaja kanë punuar që të përçajnë shqiptarët atje.

“Tendenca me shqiptarët në Maqedoni të Veriut ka qenë që ata të fragmentohen në parti qytetesh – çdo qytet ku jetojnë shqiptarët të ketë partinë dhe liderin e vet. Janë shfrytëzuar – kjo ka qenë ndikim edhe nga jashtë, i shërbimeve të ndryshme që kanë nxitur këtë”, tha ai.

“Ka pasur një prirje të tillë, dhe unë e mbaj mend në 2011-tën çdo qytet kishte liderin dhe partinë e vete politike, dhe ata merreshin me nevojat lokale, ziheshin mes vete dhe askush nuk kishte një platformë kombëtare që do të përkthente vullnetin politiko-shqiptar në nivel kombëtar”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Ai tutje tha se BDI e ka sfiduar këtë platformë, dhe sipas tij për 20 vite është platformë që përfaqëson shqiptarët dhe u  bë zë i fuqishëm.

Lajmet Osmani: Edhe shërbimet e huaja kanë punuar të përçajnë shqiptarët në RMV >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>