Osmani: Amerika udhëhoqi rrugën dhe bota demokratike e ndoqi në mbështetje të lirisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mbajti fjalim para mijëra pjesëmarrësve të Lutjeve të Mëngjesit, organizuar nga Kongresi amerikan në Washington, D.C.

Osmani ka thënë se Amerika ka udhëhequr rrugën për mbështetjen e lirisë së Kosovës.

“Amerika udhëhoqi rrugën dhe bota demokratike e ndoqi në mbështetje të lirisë së Kosovës. Në këmbim, do të qëndrojë gjithmonë me Amerikën, me aleatët tanë dhe me të gjithë liridashësit në mbarë botën”, tha Osmani.

“Ati ynë themeltar, Presidenti Rugova, shpesh thoshte: “Ne kemi besuar tek Zoti dhe ky besim na ka mbajtur gjallë”. Fjalët e tij pasqyrojnë jo vetëm një besim personal, por një të vërtetë kombëtare – që kur përballeshim me shtypjen, besimi ynë në Zot, në liri e drejtësi dhe në kauzën tonë na çoi përpara.”, shtoi ajo Osmani./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker