OSBE-ja flet me përfaqësues të serbëve të Kosovës për çështjen e dinarit

Misioni i OSBE në Kosovë, ka treguar se kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të serbëve në Kosovë.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Lista Serbe, që kishte iniciuar braktisjen e institucioneve të Kosovës, për t’u rikthyer më pas vetëm në Kuvendin e Kosovës.

Siç thuhet në njoftimin e OSBE në këtë takim është folur edhe për çështjen e dinarit.

Po ashtu është vënë në pah rëndësia që serbët e Kosovës të përfaqësohen brenda institucioneve në të gjitha nivelet.

“Shkëmbim i mirë me përfaqësuesit e komunitetit serb të Kosovës. Dëgjuan shqetësimet e tyre dhe përsëritën nevojën për konsultime dhe komunikim në kohë dhe gjithëpërfshirëse me ata që preken nga vendimet. Theksuam nevojën që interesat legjitime të komunitetit të përfaqësohen në institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet”.

Lajmet OSBE-ja flet me përfaqësues të serbëve të Kosovës për çështjen e dinarit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>