Organizatat mjedisore lajmërojnë protesta për të kundërshtuar ligjin e “Zonave të Mbrojtura”

Organizatat kryesore mjedisore shqiptare lajmëruan protesta për të kundërshtuar ligjin për “Zonat e Mbrojtura” që pritet të kalojë për votim në seancë plenare në Parlamentin shqiptar të enjten.

Sipas organizatave “projektligji i propozuar i hap rrugën shkatërrimit të Parqeve Kombëtare dhe shënon fundin e rrjetit kombëtar të Zonave të Mbrojtura”.

“Ky projekt-ligj kërcënon dekada përpjekjesh dhe investimesh të ruajtjes për të mbrojtur pasurinë natyrore të Shqipërisë”, thuhet në një deklaratë të Organizatës shqiptare të Mbrojtjes së Natyrës, PPNEA.

Me herët organizata tjetër e Orintologëve të Shqipërisë dhe 56 organizatat kryesore mjedisore e kishin kundërshtuar ashpër projekt-ligjin.

Sipas organizatave “qeveria Shqiptare ka shpërfillur thirrjet e Bashkimit Evropian për të ndaluar votimin e këtij ligji, duke kërcënuar në mënyrë serioze integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Deputetët e mazhorancës të Komisionit Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin miratuan të hënën në një mbledhje online variantin final të projekt-ligjit duke shpërfillur kërkesën e përfaqësuesve të shoqërisë civile, që i kërkuan parlamentit dhe qeverisë që të tërhiqen nga propozimet e paraqitura dhe të hapin një proces të gjerë këshillimi.

Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato përmes një statusi në rrjetin X pak ditë më parë kishte kërkuar që “çdo ndryshim në ligjin aktual t`i nënshtrohet një konsultimit të plotë, të bazuar në fakte, ku të përfshiheshin të gjithë aktorët”

Shqetësimi më i madh i organizatave mjedisore lidhet me projekt-ligjin e ri, ai që i jep Këshillit Kombëtar të Territorit autoritetin vendimtar për veprimtaritë që do të zhvillohen brenda “Zonave të Mbrojtura”.

Nga pamjet e publikuara nga Kuvendi lidhur me vendimmarrjen e Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese miratohet pa ndryshim nenin 33, i propozuar nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit sipas të cilit lejohen: “veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre, pavarësisht nëse kjo përcaktohet në VKM-në e shpalljes së zonës së mbrojtur”.

Projektligji për Zonat e Mbrojtura u paraqit si fillim nga 12 deputetë të shumicës socialiste, të cilët argumentonin se ishte kërkesa e disa kryetarëve të Bashkive që ndryshimet të përshtateshin me nevojat e zhvillimit.

Deputetët propozonin në variantin fillestar administrimin nga bashkitë të 20% të territorit të Zonave të Mbrojtura .

Por drafti i 12 deputetëve u rrëzua pasi Qeveria dërgoi në Kuvend një propozim të ri me emërtimin “dhënie mendimi” ku i jepet autoritet Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit për lejet zhvillimore brenda zonave të Mbrojtura. /VOA

Lajmet Organizatat mjedisore lajmërojnë protesta për të kundërshtuar ligjin e “Zonave të Mbrojtura” >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>