Orë vendimtare për Brojën

Armando Broja drejt largimit nga Chelsea.

Sulmuesi 22-vjeçar shqiptar ndoqi nga pankina të 90 minutat e transfertës ndaj Liverpoolit dhe nuk u preferua asnjë sekondë nga Pochettino, me median angleze që e sheh vendimin e argjentinasit të lidhur me merkaton.

Broja kërkohet me ngulm nga Fulham, që ka ofruar 30 milionë paund, nga 50 që kërkon Chelsea, megjithatë në orët e fundit blutë e Londrës kanë ulur pretendimet dhe gjasat janë që marrëveshja të mbyllet përreth 35-40 milionë paund.

Merkatoja mbyllet mbrëmjen e sotme dhe e enjtja pritet të jetë mjaft intensive për sulmuesin shqiptar, që me shumë gjasë do të mbetet në Londër, por këtë herë me fanellën e Fulham, skuadër të cilës i ka shënuar edhe golin e vetëm në Premier League këtë sezon.

Trajneri i “Cottagers”, portugezi Marco Silva deklaroi për median se pret një dhuratë në sulm dhe do të ishte i lumtur nëse klubi do t’i plotësonte dëshirën, për t’i sjellë pikërisht Brojën në dispozicion për pjesën e mbetur të sezonit.

Objektivi i Fulham këtë sezon është mbijetesa në elitën e futbollit anglez dhe golat e munguar nga largimi i serbit Mitrovic, mund të vijnë pikërisht nga këmbët e sulmuesit shqiptar, që te “Cottagers” mund të gjejë mundësins e të luajturit rregullisht dhe të ndjejë besimin e munguar te Chelsea.

Ky transferim gjithashtu mund t’i shërbejë Brojës për të luftuar fort për një vend në Euro 2024 me Shqipërinë, pasi me hapësirat e pakta te Chelsea, vështirë se mund të impresiononte Sylvinhon.

Lajmet Orë vendimtare për Brojën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>