Orban takohet me Trumpin pas samitit të NATO-s

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, u takua në Florida me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, pas përfundimit të samitit të NATO-s në Uashington.

Takimi me Trumpin ka të ngjarë të shqetësojë edhe më shumë aleatët e Budapestit, teksa Orbani zemëroi homologët e tij evropianë pasi u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, javën e kaluar.

Orban, politikan i krahut të djathtë, shteti i të cilit gjatë këtij muaji mori udhëheqjen e Presidencës së Bashkimit Evropian, ka qenë mbështetës i zëshëm i Trumpit dhe po u takua me kandidatin republikan për president në mars.

“Diskutuam për mënyrat se si të arrijmë paqe”, tha Orban përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi edhe një fotografi të takimit me Trumpin. “Lajmi i mirë i ditës: ai do ta zgjidhë këtë çështje”.

Trump iu përgjigj postimit të Orbanit duke shkruar në rrjetin e tij social, Truth Social: “Faleminderit, Viktor. Duhet të ketë paqe dhe shpejt. Shumë njerëz kanë vdekur në luftën që kurrë nuk është dashur të nisë”.

Orban nxiti kritika nga BE-ja pasi shkoi në Moskë për t’u takuar me Putinin. Lideri hungarez e përshkroi vizitën e tij si “mision për paqe” sa i përket luftës në Ukrainë.

Vizita e tij në Rusi u realizua pas një vizite që ai zhvilloi në Kiev, ku u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Blloku evropian, prej 27 anëtarësh, ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe ka vendosur sanksione të paprecedenta ndaj Moskës.

Lideri hungarez dukej i izoluar gjatë samitit të NATO-s në Uashington dhe nuk foli shumë për mediat.

“Viktor Orban nuk ka mandat nga aleanca, as nga BE-ja, të zhvillojë ndonjë formë të negociatave”, tha presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, gjatë samitit të NATO-s.

“Ai mund ta bëjë këtë personalisht. Por, unë nuk pajtona aspak me një gjë të tillë. Thjesht, nuk shoh arsye”.

Orban, sikurse Trump, ka shprehur skepticizëm lidhur me rolin që po lujanë shtetet e NATO-s në mbështetje të Ukrainës dhe ka refuzuar t’i dërgojë armë Kievit, duke thënë se një gjë e tillë do të përshkallëzonte konfliktin.

Lajmet Orban takohet me Trumpin pas samitit të NATO-s >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>