Orav takoi Rutten: Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet e vetmja rrugë drejt stabilitetit

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav bëri të ditur se është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mar Rutte i cili ka qëndruar dje në Kosovë.

Orav pas takimit me Rutte tha se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm.

“Dje gjatë vizitës së tyre në Kosovë rikonfirmuan mbështetjen e BE-së dhe të NATO-s. Përballë sfidave gjeopolitike, qëndrimi në rrugën drejt BE-së është vendimtar. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm”.

Rutte dje në Kosovë ka takuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin si dhe kryeministrin Albin Kurti./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker