Opozita lëshon seancën e Kuvendit, shkak Projektligji për KPM-në

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë lëshuar sallën ku po mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi mazhoranca nuk e mbështeti kërkesën e tyre që Projektligji për KPM-në të hiqet nga rendi i ditës e t’i kthehet komisionit për shqyrtim.

“Ju po votoni kundër standardeve të Bashkimit Evropian. Ju as për konsultë nuk po pranoni ta dëgjoni Komisionin e Venecias, vërtet keni zgjedh një rrugë qorre për vendin. Nuk e di se kujt po i shërbeni”, tha deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Edhe nga partitë tjera thanë se me këtë qasje Kosova është larg Bashkimit Evropian. Por, pretendimet e opozitës i mohuan nga mazhoranca.

Opozita ka kërkuar që Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe ai për Zyrtarët Publikë t’iu kthehen komisioneve parlamentare për shqyrtim.

Lajmet Opozita lëshon seancën e Kuvendit, shkak Projektligji për KPM-në >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>