Opozita kritikon kabinetin qeveritar për mospjesëmarrjen në Kuvend

Seanca me pyetje parlamentare tashmë është mbyllur, por nuk ka zgjatur shumë pasi në Kuvend nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e kabinetit qeveritar.

Edhe pse opozita kërkoi shtyrjen e seancës, nga nënkryetarja e Kuvendit u lexuan pyetjet parlamentare që ishin në rend dite, por shumica prej tyre nuk morën përgjigje shkak i mospjesëmarrjes së deputetëve të kabinetit qeveritar.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka kritikuar ashpër kabinetin qeveritar për mospjesëmarrjen e tyre në Kuvend.

Ai ka theksuar se mungesa e përgjigjeve në pyetjet parlamentare dhe pjesëmarrja e kufizuar e ministrave tregon frikën dhe mosguximin e tyre për t’u ballafaquar me pyetjet e deputetëve opozitarë.

“Frikacakë, nuk kanë guxim as pyetjeve parlamentare t’u përgjigjen. Kur nuk kanë punuar asgjë 3 vjet, s’kanë guxim as të ballafaqohen me pyetje”, ka thënë deputeti i LDK-së, Mustafa.

Në seancë, përveç ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, një numër i madh i deputetëve mungonin.

Disa prej tyre, përfshirë deputetë të LDK-së, e lëshuan edhe sallën si protestë ndaj mospjesëmarrjes së mazhorancës.

Lajmet Opozita kritikon kabinetin qeveritar për mospjesëmarrjen në Kuvend >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>