Opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca e Kuvendit
Opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit pas ndërprerjes së fjalës nga ana e kryeparlamentares Lindita Nikolla, ndaj deputetit demokrat Flamur Noka.
Ky i fundit hodhi një valë akuzash ndaj qeverisë, ndërsa shtroi pyetjen se përse kryeministri ka futur në zyrë Hysën e kartelit Sinalos dhe McGonigal?
“Që jeni të zhytur dhe harboni duke folur dokrra s’është përgjigje e jona. A ju ka kush fakj nga shqiptarët që kryeministri juaj futi në zyrë Luftar Hysën e kartelit Sinaloa, a është çështje private a shtetërori? Dhe i dha kazino. A mos është çështje private që futi në zyrë McGonigal dhe e korruptoi kundër opozitës?”, tha Noka, ndërsa fill pas kësaj deklarate Nikolla i ka ndërprerë fjalën pasi sipas saj nuk po respekton procedurën e Parlamentit.
Ky vendim i Nikollës është kundërshtuar nga ana e opozitës e cila akuzoi qeverisë se po tenton t’i mbyllë gojën opozitës.
Por pas tensioneve, kryeparlamentarja vendosi ndërprerjen me 5 minuta të seancës plenare.
Lajmet Opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca e Kuvendit >> Rahoveci INFO.