Opozita akuzon presidenten se është vegël e Kurtit, ankesa ndaj saj ka edhe LVV

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë kritikuar qëndrimin që ka mbajtur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi gjatë vitit 2023.

Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë thënë se ajo ka qenë konstruktive në disa çështje, por që do të duhej të ishte me bashkëpunuese me opozitën.

Nga PDK-ja e AAK-ja kanë thënë se presidentja Osmani ka qenë asistente teknike e kryeministrit Albin Kurti dhe se ajo nuk e ka luajtur rolin unifikues që i takon në bazë të Kushtetutës. 

Deputeti i VV-së Eman Rrahmani, ka thënë se në aspektin ndërinstitucional gjatë viti 2023 ka pasur bashkëpunim të mirë ndërmjet institucioneve të presidencës, Kuvendit dhe ekzekutivit. Por sipas tij, presidentja do të duhej që të ishte më bashkëpunuese me opozitën sa i përket procesit të dialogut. 

“Në aspektin ndërinstitucional mendoj ka qenë një bashkëpunim i mirë i institucioneve mesë presidencës, Kuvendit dhe ekzekutivit. Besoj që do të duhej të angazhohej më shumë dhe në bashkëpunim pak më të mire me opozitën edhe me aktoret tjerë sidomos në raport me dialogun, do të thotë përgatitjen e një strategjie të angazhimit në atë se çfarë duhet të angazhohemi për të dal prej kësaj situatës. Po ashtu mendoj që ka dhënë edhe një rol konstruktiv në një farë mënyre po e them në tensionimin e raporteve në mese kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës. Ka pas një rol kogja konstruktiv ku ka filluar një bashkëpunim pak më i mire se sa që ka qenë vitin e kaluar në mesë presidentes dhe kryeministrit të Shqipërisë”, tha ai. 

Rrahmani tha se shpreson që në vitin 2024 të përmirësohen angazhimet, raportet e po ashtu që të ketë edhe unifikim më të madh të gjithë spektrit politik që të punohet për mirëqenien e qytetarëve. 

“Kanë qenë disa angazhime, ka mund të jetë sidomos me opozitën një bashkëpunim më i mirë në aspektin e dialogut por edhe në çështje të tjera.  Besoj që edhe vitin e ardhshëm do te vazhdoj dhe të përmirësohen këto angazhime dhe raporte dhe të kemi një unifikim më të madh të gjithë spektrit politik që ta përmbyllim një proces i cili po e mban peng Kosovën e sidomos në këtë kohë kur me duhet të angazhohemi secili që të kemi një mirëqenie më të mirë ekonomikë, një shëndetësi më të mirë, një arsim më cilësor edhe që duke marr parasysh që nga 1 janari do të jetë edhe  liberalizimi i vizave natyrisht që një ndër rreziqet më të mëdha është edhe ikja e të rinjve dhe fuqisë punëtore nga vendi. Kështu që na duhet një unifikim i shumë temave e kështu besoj që do të mund ti ndihmonim më së shumti Kosovës gjithë se bashku”.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se roli i presidentes së vendit përcaktohet me Kushtetutë, por që sipas saj, presidentja Osmani në asnjë rrethanë nuk e ka respektuar rolin e saj dhe se ka heshtur e ka pranuar si të mirëqene çdo gjë që ka ndodhur në vend. Ajo ka theksuar se Osmani e ka luajtur rolin e asistentes teknike të kryeministrit Albin Kurti. 

“Në vend që të kemi një presidente e cila do të unifikonte popullin në situata normale e me theks të veçantë në situata krizash siç ka qenë kriza e 24 shtatorit, ne e kemi një presidente e cila e luan rolin e asistentes teknike të Albin Kurtit. Roli i presidentit apo i presidentes është shumë qartë përcaktohet në Kushtetutën e vendit prandaj ajo në as një formë nuk e ka respektuar rolin e saj. Ajo ka heshtur dhe ka pranuar si të mirëqene çdo gjë që ka ndodhur në këtë vend”, tha ai. 

Musliu tha se presidentja ka heshtur në shumë probleme të cilat ka kaluar Kosova gjatë viti 2023, që sipas saj, kjo heshtje e ka bërë atë që të mos jetë kredibile në pozitën që ka. 

“Loja me Prokurorin e shtetit, heshtja e saj ndaj sulmeve që ju kanë bërë gazetarëve të Kosovës, heshtja e saj me ditë të tëra për veriun, heshtja saj për skandalet diplomatike që po ndodhin çdo ditë. Heshtja saj ndaj kërkesave të Policisë së Kosovës e bënë presidentët të mos jetë kredibile, mos të flas se lista është e gjatë e problemeve për të cilat presidentja është dashtë ta jap mendimi dhe qëndrimin e saj. Të unifikoj popullin, të thërras edhe qeverinë që të reflektoj ndaj kërkesave të qytetarëve, ajo përkundrazi ka qenë një patericë e Albin Kurtit”, tha ajo. 

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, është shprehur se në historinë e pas luftës në Kosovë nuk ka pasur president më të heshtur dhe që nuk e ka luajtur rolin unifikues se sa presidentja Osmani.

Sipas saj, ajo një zëri ka përcjell politikat e kryeministrit Kurti, herë duke i dal në krahë vendimeve të tij, e herë duke mos folur për çështje që i takojnë me Kushtetutë. 

“Në historinë e pas luftës ne nuk kemi pasur presidente më të heshtur edhe pa as një dyshim konkret nuk e ka luajtur rolin e unifikuesit. Sepse në plotë raste në situata në të cilat gjendet Kosova është dashtë me marr rol ashtu siç ja përshkruan vetë Kushtetuta e Kosovës, po kjo ka qenë një zëri i ka përcjell politikat e Albin Kuritit, herë duke dal në krahë të politikave të Albin Kurtit edhe herë duke mos u prononcuar duke ikur përgjegjësisë që ja jep Kushtetuta e Kosovës. Nuk e ka luajtur një rol siç është dashtë me luajt një presidente, kam pritur më shumë prej Vjosës për shkak të punës që e ka bërë edhe si deputete, ka qenë një deputet e zëshëm”, ka thënë ajo për EO.

Lajmet Opozita akuzon presidenten se është vegël e Kurtit, ankesa ndaj saj ka edhe LVV >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>