Olsi Rama paraqitet sërish në SPAK, pyetet para prokurorëve

“Isha në SPAK si person në dijeni për dosjen e “Xibrakës”.

Kështu deklaroi Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, Edi Rama, pas daljes nga SPAK. Ai shprehu gatishmërinë për të dhënë deklarimet sa herë që kjo t’i kërkohet.

“Dhashë sqarimet e mia si person në dijeni për dosjen e “Xibrakës”, për ato që keni dëgjuar në publik. Se çfarë sqarimesh dhashë, i dëgjuan personat që ishin të interesuar. Do të doja të më pyesnin akoma dhe më shumë. E kam thënë dhe më parë se jam gati të jap deklarimet e mia sa herë të më thërrasin. Do doja të më pyesnit për sportin dhe ekipin e Partizanit”, u tha ai gazetarëve.

Ai ka qëndruar gati 1 orë në Prokurorinë e Posaçme. Kujtojmë që herën e fundit që vëllai i kryeministrit u paraqit pranë Prokurorisë së Posaçme ishte 28 qershori i këtij viti.

Herën e kaluar ai mohoi çdo lidhje me bosët e dosjes “Xibraka”, ndërsa dha një shpjegim për përdorimin e një mjeti për të cilin është akuzuar publikisht nga Gazment Bardhi.

Vizita e Olsi Ramës në SPAK u pasua me një vorbull reagimesh e kundëreagimesh publike. I pari ishte deputeti Bardhi, që tha se Olsi Rama konfirmoi denoncimet e bëra prej tij.

Lajmet Olsi Rama paraqitet sërish në SPAK, pyetet para prokurorëve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>