Ohri lëkundet nga tërmeti, ndjehet edhe në Pogradec e Prrenjas
Lëkundje tërmeti janë ndierë në qytetin e Pogradecit duke sjellë panik tek banorët.
Deri më tani nuk raportohen probleme nga lëkundja që duket se epiqendrën sipas raportimeve të para e ka patur në Maqedoninë e Veriut, 15 km larg Ohrit.
Magnituda e tërmetit ka qenë 3.5 e shkallës Rihter.
Lëkundja është ndierë edhe në fshatrat e Pogradecit ashtu siç është ndjerë edhe në Prrenjas e fshatra të kësaj bashkie.
Lajmet Ohri lëkundet nga tërmeti, ndjehet edhe në Pogradec e Prrenjas >> Rahoveci INFO.