O’Brien përmend nevojën urgjente për riangazhim në dialog

O’Brien, pas takimit që ka pasur dy ditë më parë me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se ShBA-të janë krenare që e mbështesin Kosovën.

O’Brien tha se është e rëndësishme që Kosova dhe SHBA-të të qëndrojnë në hap për ta avancuar vizionin e tyre të përbashkët.

“E mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Uashington. Ne jemi krenarë që mbështesim shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës. Është e rëndësishme që ne të qëndrojmë në hap për ta avancuar vizionin tonë të përbashkët. Gjithashtu folëm edhe për nevojën urgjente për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi O’Brien.

Lajmet O’Brien përmend nevojën urgjente për riangazhim në dialog >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>