O’Brien: Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj, SHBA-të mbështesin formimin e Asociacionit

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien ka theksuar se në Ballkanin Perëndimor rrezik përbëjnë “betejat lokale” që kthehen në konflikt politik e që prekin të gjithë rajonin.

O’Brien ka theksuar se “rreziku primar është veriu i Kosovës dhe kërcënimi me shkëputje i një pjese të Bosnjë-e Hercegovinës.

“KFOR’i si dhe EUFOR-i , janë aty për të parandaluar bandat e vogla lokale. Kemi bashkëpunim të mirë me Serbinë dhe autoritetet e Kosovës në përpjekje për t’i zgjidhur rreziqet e dhunës në veri dhe mendoj se kemi një shans për procese politike që do të adresojnë shkaqet e dhunës”, tha O’Brien për Tanjug.

O’Brien tutje tha se ”Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj pa rrezikuar fqinjët e saj. Në përgjithësi, është një hap përpara drejt stabilitetit në rajon dhe për këtë do të ketë mbështetjen e SHBA-së”.

Duke komentuar rreth bllokadës së dialogut dhe takimeve të fundit në Bruksel (takimi Kurti -Vuciq s’ndodhi), dhe Asociacionit, O’Brien thotë se është e qartë se SHBA-të mbështesin formimin e Asociacionit.

Lajmet O’Brien: Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj, SHBA-të mbështesin formimin e Asociacionit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>