O’Brien ia kërkon Kosovës zbatimin e Asociacionit, përmend edhe rregulloren e BQK-së për dinarin

Ndihmës sekretari amerikan të Shtetit James O’Brien, ka treguar për bisedën që e ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

O’Brien ka shkruar në “X”, se me Osmanin ka folur për zbatimin e rregullave monetare që të përfitojnë të gjithë qytetaret, duke e lidhur me çështjen e dinarit, gjë që SHBA-ja kundërshton mënyrën sesi ka dalë rregullorja e BQK-së.

Po ashtu, thuhet se duhet të përmbushen të gjitha obligimet e dalura nga marrëveshjet e Brukselit.

Tekstualisht ai përmendi edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Telefonatë e mirë me presidenten Vjosa Osmani sot. Ne diskutuam rëndësinë e zbatimin e rregullave monetare në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha angazhimet e Dialogut të BE-së – për Kosovën kjo përfshin ASM-në”, ka deklaruar ai.

Lajmet O’Brien ia kërkon Kosovës zbatimin e Asociacionit, përmend edhe rregulloren e BQK-së për dinarin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>