Nxirret nga liqeni i Kukësit trupi i pajetë i një gruaje
Një kufomë e gjinisë femër është nxjerr mëngjesin e kësaj të marte nga ujërat e liqenit të Kukësit. Dyshohet se viktima është një grua rreth 35 vjeçe, ende e paidentifikuar.
Mësohet se kufoma është pikasur nga një banor i zonës, i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.
Kufoma është transportuar sot në mëngjes në murgun e spitalit rajonal të Kukësit.
Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Kukës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.
Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.
Lajmet Nxirret nga liqeni i Kukësit trupi i pajetë i një gruaje >> Rahoveci INFO.