Nxënës me uniformë të UÇK-së, reagon Arben Fetai

Zëvendëskryeministri në Maqedoninë e Veriut Arben Fetai ka reaguar pas informacionit se në një nga shkollat e Çellopekut, Dita e Flamurit – 28 Nëntori është shënuar me shfaqje, ku nxënësit janë paraqitur me armë dhe me uniformë të UÇK-së, transmeton TV21.

“Shfaqjet me fëmijë të uniformuar dhe të armatosur janë të gabuara, pavarësisht përkatësisë apo historiografisë.

Komitët, padyshim, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të vetëdijes kombëtare maqedonase.

Ndërkohë, UÇK-ja mbetet vlera më sublime e popullit shqiptar. UÇK-ja përfaqëson sakrificën për barazi, drejtësi dhe dinjitet. Për shqiptarët, UÇK-ja është simbol i përpjekjeve për një shoqëri më të drejtë dhe për ndërtimin e një shteti ku çdo qytetar do të jetë i barabartë dhe i respektuar”, shkroi Fetai.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker