Nxehet Peci: S’mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba

Pas kërkesës së PDK-së, për shkarkimin e deputetes Fitore Pacolli nga pozita e kryetares së Komisionit Parlamentar për Bujqësi dhe ministrit Faton Peci, duke kërkuar gjithashtu që ndaj këtij të fundit të nisin hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që një vëlla i deputetes të përfitojë rreth 100 mijë euro grant. Lidhur me këtë, ka reaguar vet ministri përmes Facebook-ut.

Peci deklaron se askush nuk mund ta ndalë atë, as me ujë e as me plumba.

“Siç edhe ua kam bërë me dije në fillim të mandatit, nuk mundeni me më ndalë as me ujë e as me plumba! Po e vështroj me kujdes shthurjen mentale të akuzave e shpifjeve! E nisi sulmin paterica e PDK-së, LDK ja e bitisi PDK-ja me kërkesa për shkarkime! Veç pritni kriminela! Nëse deri tash kam treguar etikë në të shprehur, nga tash e tutje do flas më hapur se asnjëherë tjetër e do t’iu demaskoi si kurrë më parë!”, ka shkruar Peci.

Tutje, ministri paralajmëron se nga nesër, ai do ta shpërfë paftytyrësinë e kriminalitetit me emra.

“Secili sulm i juaji është i kuptueshëm sepse suksesi në sektorin e bujqësisë e ndryshimi është aq radikal sa që vështirë është të përpihet nga ju! Bile ky ndryshim radikal ju tmerron sepse nuk mund ta imagjinoni që instalacioni kleptomaniak i qeverisjes suaj më nuk ekziston. Është përtej realitetit tuaj meritokracia si bazë e parim!
Andaj, durim horra se nga nesër, çdo ditë do ta shpërfaqi pafytyrësinë e kriminalitetin tuaj me emra”, ka shkruar tutje Peci.

PDK kërkon shkarkimin e Pacollit dhe Pecit pas grantit prej 100 mijë eurove

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker