Nuk i pëlqyen pyetjet, Rama shtyn gazetaren

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama raportohet të ketë pasur një incident sot me gazetaren e Syri TV, Ambrozia Meta, e cila po i bënte pyetje.

Sipas raportimeve në media, Rama përdori kontakt fizik ndaj gazetares, e cila po bënte një pyetje lidhur me financimin e  portit të ri të Durrësit.

“Ju lutem mos më prekni më,” iu drejtua gazetarja, ndërsa Rama u largua pas incidentit fizik.

Debati (Sipas Syri TV):

Ambrozia Meta: A do të jetë e njëjta kontratë në Sazan si me atë të Portit të Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat…

Edi Rama: Latinët kanë një shprehje: Padija nuk është argument.

Ambrozia Meta: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët…

Edi Rama: Shqiptarët nga gjithçka që ne po bëjmë, po fitojnë në këtë proces. Do të fitojnë në këtë proces. Nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument.

Ambrozia Meta: A ka bërë shteti shqiptar një studim se sa do të fitojnë shqiptarët?

Edi Rama: Sot ne flasim për një Shqipëri që bëhet konkurruese. Të tjerat janë muhabete kot. Flasim për një aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit.

Ambrozia Meta: A po mendoni që t’i falni taksat?

Edi Rama nuk i përgjigjet.

Ambrozia Meta: Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….

Edi Rama: Shko shifi.

Ambrozia Meta: Jo, ju lutem, mos më prekni më!

Rama nuk i përgjigjet

Ambrozia Meta: Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….

Edi Rama: Shko shifi.

Ambrozia Meta: Jo, ju lutem, mos më prekni më!

Lajmet Nuk i pëlqyen pyetjet, Rama shtyn gazetaren >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>