“Nuk flas para prokurorëve, deklaratat e mia do të bëhen në Gjykatë”, Kryemadhi del nga SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ditën e sotme është paraqitur në SPAK.

Ajo mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 10:00 në zbatim të masës detyrim paraqitje të caktuar ndaj saj.

Pasi doli nga ambientet e SPAK, në një prononcim për gazetarët, Kryemadhi tha se nuk do të japë më deklarata para prokurorëve, por vetëm në Gjykatë.

Ajo shtoi se e ka firmosur procesverbalin, ndërsa theksoi se në SPAK nuk pranoi të përgjigjej për asgjë.

“Nuk u pyeta për gjë, sepse nuk pranova të përgjigjem për asgjë. Të gjitha deklarata e mia do të vazhdohen në gjykatë. Tashmë, unë nuk flas më para prokurorëve por në gjykatë. Firmosa edhe procesverbalin. Deklarata e mia nuk bëhen më në Prokurori, vetëm në gjykatë. Para gjyqtarit, nuk jap më shpjegim për asgjë sepse ka të bëjë me që ti të përdorësh deklarata e mia kundër meje”, tha ajo.

Më tej, e pyetur nëse e ka uruar ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta për Vitin e Ri, Kryemadhi tha: Nuk kam si të uroj një njeri që nuk ka lidhje me mua.

Ndërsa theksoi se armiqtë e saj janë të gjithë ata që kanë shpifur ndaj deputetes.

“Uroj që të gjithë njerëzi që iluminojnë Metën me shpifje të tilla të marrin përgjigjen në 2025, siç po e marrin disa. Armiqtë janë ata që kanë shpifur kundër Monika Kryemadhit.

Pasi Kryemadhi la ambientet e SPAK, në Prokurorinë e Posaçme u paraqit nëna e saj, Fatime Kryemadhi. E ëma e Kryemadhit nuk foli për gazetarët, të cilët para se të hynte në SPAK e pyetën atë se cila ishte arsyeja që ishte thirrur në SPAK. /vizionplus.tv


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker